Gugash Magani, trajneri i Teutës, u shpreh se skuadra e tij bëri një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por egoizmi i dëmtoi ata. Ndërkohë ai pranon edhe se mund ta kishin humbur ndeshjen në fund.
“Në pjesën e parë skuadra bëri një ndeshje të mirë, ndërsa në të dytën ekipi nuk kishte besimin se mun ta fitonte përballjen me Flamurtarin. Kundërshtari ishte i karikuar, kjo edhe për shkak të pozitave që ndodhet, por sot, armiku ynë ka qenë egoizmi. Mund ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë pasi rastet i kishim. Në fund edhe mund të ndëshkoheshim, por nëse do e kishim menaxhuar më mirë lojën, do të kishim marrë tri pikët. Dua të komplimentoj vetëm Hysenin që bëri një paraqitje të mirë ndaj Flamurtarit”. “Objektivi? Ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar, ndaj ne besojmë e do të luftojmë deri në fund”.