Mondi Show është mirëpritur nga spektatori durrsak i cili ka tejmbushur sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në premierën e dhënë një natë më parë. Me batuta të shpejta, grimca humoristike e skeçe, që trajtojnë të përditshmen e qytetarëve, Edmond Halili, i mbështetur nga Mimoza Marianaku, Gjergj Doci e Drane Xhaja nga Shkodra, kanë sjellë humor e ilaritet të këndshëm te spektatori.

Premiera e cila zgjati për rreth 90 minuta kishte të gërshetuar humorin brilant të aktorëve, me muzikë nga këngëtarët e njohur Bujar Qamili, Bashkim Alibali etj. Nëpërmjet humorit u trajtuan problematikat sociale, ekonomike, politike, tema këto aktuale të shoqërisë shqiptare.   

K.H.