Malta U-21 dhe Mali i Zi U-21 kanë zbritur në fushë më 23 mars në sfidën e fazës së kualifikueseve për në Evropianin e ardhshëm.Përballja është fituar nga Mali i Zi me golin vendimtar të Kartall, por mediat malteze raportojnë se policia vendasve ka hapur një hetim, pasi dyshohet se përballja mes Maltës dhe Malit të Zi ka qenë e trukuar. Rreth çështjes në fjalë kanë folur edhe zyrtarë të federatës së Maltës që deklarojnë: “Burime të policisë kanë fakte se përballja ka qenë e trukuar, ndaj dhe kanë nisur hetimet. Nuk do të japim asnjë koment zyrtar, deri sa të ketë një verdikt final”.Ndërkohë, policia ka nisur të marrë të pyetje shumicën e lojtarëve të U21¬shit të Maltës dhe shumë shpejt do të mësohet e vërteta rreth aludimeve për trukim.