Dy humbje në tavolinë me rezultatin 3-0. Ky është vendimi i marrë nga UEFA për dy takimet e luajtura nga Kombëtarja Shqiptare e 19-vjeçarëve në raundin e parë kualifikues të Europianit. Në ndshjet e luajtura në Gjeorgji, skuadra e drejtuar nga Arjan Bellai, fitoi vetëm njërën prej sfidave ndërsa dy të tjera i humbi. Janë pikërisht ndeshjet ku kemi dalë pa pikë, ajo ndaj Austrisë 2-1 dhe ndaj Gjeorgjisë 1-0 që nga UEFA janë faturuar si humbuje në tavolinë me rezultatin 3-0. Vendimi është marrë për shkak të një gabim procedurial nga ana e drejtuesve të skuadrës kuqezi edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për shkakun e vërtetë. Përsa i përket ndeshjes së fituar kundër Uellsit me rezultatin 3-2, UEFA nuk ka ndryshuar asgjë, duke mos ndryshuar as klasifikimin e Grupit 8 ku Shqipëria renditet e treta me vetëm tre pikë por me një golavarazh -5.
UEFA ndëshkon Kombëtaren U-19 me 2 humbje në tavolinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Infektoi qëllimisht pesë të rinj me HIV, dënohet me burgim të përjetshëm 43-vjeçari në Angli
DY LIBRA TË LUAN DODËS
Aksident i rëndë në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor
The Guardian: BE rrezikon konflikt me SHBA për gazsjellësin ballkanik





