Historia nuk ka ndryshuar as këtë sezon. Teuta vijon të mbetet një makth për Tiranën. Në tri sfida mes tyre, Teuta e ka mposhtur 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore e zhvilluar në Pogradec, ndërsa në fazën e dytë në “Niko Dovana”, Teuta dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1.
Në fazën e tretë, në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, fitoi sërish skuadra durrsake, por në atë takim pati edhe sherr në fund. Gjithsesi, si Tirana dhe durrsakët duan tri pikët.Vendësit janë kryesues dhe në këtë mënyrë Teuta ka një arsye më tepër për të kërkuar medoemos trepikëshin, ndërsa fitorja e Tiranës mund ta kalonte ekipin në drejtimin e duhur.





