Këta janë 3 tutorët që u arrestuan ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Mustang”, kundër prostitucionit.

Në total u arrestuan 7 persona, mes tyre dy prostituta dhe dy klientë, konkretisht: Nik Gjonikaj, Besnik Manka, Aureta Boja, Domenika Doko, Bledian Nurja, Melsi Mita dhe Hajredin Sula.

Sipas hetimeve që ka kryer Policia e Tiranës, dyshohet se Nik Gjonikaj në bashkëpunim me Besnik Mankën dhe Bledian Nurjën, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të moshave të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës. Madje kishte raste që një vajzë ushtronte prostitucion me 3 klientë të ndryshëm brenda natës. Dy vajzat e arrestuara dje për ushtrim prostitucioni jetonin bashkë në një apartament të marrë me qira në Tiranë.

Njëra rezulton të jetë jetime dhe nuk ka as vëllezër e motra. Ndërsa tjetra është nga një fshat i Elbasanit. Atje jetojnë edhe prindërit dhe dy motrat e saj, ndërsa vetë e arrestuara kishte disa muaj që ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte në kryeqytet.

Paratë që ato fitonin nga ky aktivitet i paligjshëm ndaheshin me tutorët e tyre.