Në ditën e parë të pranverës, Hamami mesjetar i Durrësit hapi dyert për një grup artistësh të rinj të shkollës së mesme artistike “JanKukuzeli”, që ka “birësuar” këtë monument. Të rinjtë artistë, të drejtuar nga profesori i tyre FrancPriska, realizuan një ekspozitë me fotografi, instalacion dhe video që e titulluan “Ekuinoks”, njofton drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Durrës. Kjo ekspozitë u dha mundësinë të rinjve të shprehen dhe të komunikojnë lidhur me temat që u interesojnë më shumë nëpërmjet artit bashkëkohor. Kurimi dhe prezantimi i ekspozitës, i realizuar me mjaft finesë, në funksion të evidentimit sa më të mirë të veprave të të rinjve dhe në respekt të plotë të rregullave të përdorimit të monumentit të kulturës.

Th.M