Trajneri i Teutës Gugash Magani, mendon se humbja ndaj Partizanit erdhi edhe për shkak të detajeve të vogla dhe me pak fat Teuta mund të merrte më shumë.
“Pas ndeshjes bëhet gjykimi, por mendoj se luajtëm mirë, gjatë gjithë ndeshjes. Kisha frikë presionin e madh në të cilin ndodhej skuadra, në një ndeshje të tillë, ku më vjen keq që zhgënjyem tifozët e shumtë në stadium.
Gabuam në momentin tonë më të mirë, ndërsa më pas nuk patëm as fat, sepse na u dëmtua edhe Dita në një moment që kisha bërë dy zëvendësime.
Duhej të ishim më të qetë dhe mendoj se ndeshjen duhej ta menaxhonim më mirë, duke nisur nga unë. Agostineli tha që ramë fizikisht në pjesën e dytë? Çdo trajner ka mendimin e vet, por natyrisht ai ka të drejtë sepse fitoi ndeshjen. Nëse do të fitonim ne, ndoshta do të fliste ndryshe.”