Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Plazhit në Durrës, ku një vajzë 21 vjeçe ka përplasur me makinë një këmbësore të moshuar.
Policia bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasen J.Z., 21 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka aksidentuar 70-vjeçaren me iniciale L.Xh. Për pasojë, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se e reja ishte duke drejtuar automjetin tip “Citroen” .