Lacio eliminohet nga Liga e Europës dhe bashkë me të edhe Italia, duke mos pasur asnjë skuadër në kompeticionet europiane. Sparta e Pragës fitoi 0-3 ndeshjen e kthimit në “Olimpino”, duke zhytur Lacion në krizë. Ndeshja e parë në Çeki doli me rezultatin 1-1 dhe lacialët shpresuan për një rezultat pozitiv në shtëpi, por ndeshja e luajtur mbrëmjen e së enjtes ishte për t’u harruar për ta. Në kohën kur Sparta e Pragës realizoi golin e tretë, në stadium shpërthyen thirrjet kundër presidentit dhe tribunës VIP, pjesë e së cilës ishte edhe drejtori Sportiv, Igli Tare.
Në këtë takim nuk munguan edhe incidentet. Rreth 30 persona u arrestuan nga policia italiane për ndeshjen në “Olimpiko”. Tifozhët thuhet se ishin në gjendje të dehur dhe sulmuan forcat e sigurisë me sende të forta. Mes tifozëve ka edhe të lënduar si pasojë e përleshjeve. Më herët, në radhët e tifozëve pati edhe përplasje me thika. Njëri prej tyre thuhet se përfundoi në spital.