Disa persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë ndaj një makine e cila ishte në lëvizje e sipër.
Ngjarja ndodhi pas mesnate në fshatin Oblik të Shkodrës, ku drejtuesi i makinës i ka shpëtuar këtij atentati dhe nuk është lënduar.
Ai është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me konflikte të mundshme që mund të ketë me persona të tjerë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.