Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kashar.
Policia njoftoi se Bujar Xhaferi ka vrarë shtetasin Skënder Aluku për hakmarrje. Sipas të njëjtave burime mësohet se autori i krimit është arrestuar.
Forca të shumta të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.
Sipas dyshimeve paraprake, arsyeja e këtij krimi të rëndë është hasmëria.