Ka reaguar me forcë kundrejt gjykimit drejtori juventin Beppe Marotta që ankohet për rastin e golit nga Alvaro Moratta, gol i anulluar ky për pozicion jashtë loje pasi topi i erdhi nga Sami Khedira pas një gabimi të portierit Manuel Neuer. Në pamje të parë dukej si një anullim i saktë por pas përsëritjes së aksionit, dukej se goli i spanjollit mund të akordohej si i rregullt, gjë që do ta bënte rezultatin 0-3 për Juventusin.
“Nuk kërkoj të shfajësohem por dua që në të ardhmen klubet italiane të mos mbesin kaq të pambrojtura. Disa arbitrime të dhëmbin,” – tha Marotta që mori kundërpërgjigjen rrufe nga Pep Guardiola. “Juventus është klub tepër i madh për tu ankuar për këto lloj situatash. Kur humb, jep dorën dhe ikën në shtëpi. Përgëzohet kundërshtari. Ata patën raste dhe shënuan dy herë. Ndoshta goli nuk ishte ofsajt por këto ndodhin në futboll.”