Vrasja e një personi mbrëmjen e sotme tek zona e ish-bllokut, në Tiranë, ka qenë ngjarja kriminale e radhës për të mërkurën, pas dy atentateve të mëhershme. Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri, të ndodhur në afërsi të Piceri “Era”.
Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës, por forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes.
Më herët gjatë ditës, një atentat i ngjashëm iu bë një biznesmeni tek rruga "Komuna e Parisit", po në kryeqytet, ndërsa një sasi eksplozivi shpërtheu në një kantjer ndërtimi në periferi.