Në kuadër të javës së Frankofonisë, në qytetin e Durrësit është zhvilluar një aktivitet në sallën e Pallatit të Kulturës, me një konkurs mes shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ku u përfaqësuan nxënës të shumtë në magjinë e këngës franceze.
“Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është nxitja e të mësuarit të sa më shumë gjuhëve të huaja”, tha Genciana Çako, specialiste pranë sektorit të Kurrikulës Cilësore në Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës, si dhe njëherazi drejtoreshë e Aleancës Franceze në Durrës.
Në fund të aktivitetit, u përcoll dhe një mesazh domethënës i një njeriu të jashtëzakonshëm si Nënë Tereza, për të nxitur më shumë tek të rinjtë ndjenjën e paqes, dashurisë mes njëri-tjetrit dhe për të gjetur forcën brenda vetes për të bërë më mirë në këtë botë të trazuar.
Kjo veprimtari u organizua nga DAR Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe ambasadën franceze në Tiranë.