Ndaj një 37-vjeçareje nga Durrësi, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë, pasi ajo kërcënonte në rrjetet sociale një gazetare.

Mësohet se durrsakja që qëndron prapa kësaj historie, është shtetasja Viola S., e cila që nga muaji tetor 2015 dhe deri në ditët e sotme, i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese në Facebook moderatores televizive me iniciale R. M.

Kjo e fundit ka bërë denoncim në polici, dhe ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet.