Dy shtetas italianë, të cilët duke shfrytëzuar namin jo dhe aq të mirë të atyre shqiptarëve që grabisin e vjedhin në Itali, janë arrestuar nga policia, pasi kanë grabitur dhe dhunuar barbarisht një pensionist italian më 19 janar të këtij viti duke u hequr si shqiptarë.

Për të humbur gjurmët ata kishin përdorur theksin shqiptar, por i moshuari e ka kuptuar këtë dhe ka bërë denoncimin. Dy autorët, 28 dhe 47 vjeç, e mohuan përfshirjen e tyre në ngjarje, por përgjimet telefonike nxorën të kundërtën.

Grabitësit ishin të armatosur dhe të maskuar. Ata morën një sërë sendesh si dhe një automjet tip BMW X5 si dhe rreth 400 euro.