Derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, po bën jehonë edhe përtej kampionatit tonë. Stadiumi “Qemal Stafa” çdo herë që luhet kjo super sfidë kthehet në një arenë të zjarrtë mes të dyja skuadrave, si dhe tifozëve në shkallët e stadiumit.

Televizioni francez “Canal +” ka qenë në kryeqytetin shqiptar ditën e derbit të 144-t, Partizani-Tirana, dhe ka bërë një reportazh. Në fokus janë të dyja tifozëritë, rrugëtimi i tyre i organizuar drejt stadiumit. 

“Kur luhet derbi Partizani-Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë merr flakë. Këtë e treguan dy tifozëritë, me dekorin e tyre në “Qemal Stafa”. Vitet e fundit, Partizani e ka dominuar derbin, por Tirana është skuadra më e titulluar në vend,” – citon ky kanal televiziv francez.