Ish-konkurrentja e Big Brother Françeska Jaçaj, është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pas një sherri me një vajzë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në rrugën “Nikolla Tupe” (ish-Blloku), ku sipas njoftimit të policisë, Françeska ka qëlluar me grushte në fytyrë dhe kokë Katerina Beqon, 28 vjeçe, pas një sherri mes tyre për shkaqe banale.
Pas sherrit të rëndë, Françeska është larguar dhe po kërkohet nga uniformat blu.