Kapet në flagrancë duke vjedhur një biçikletë një i ri nga Durrësi.

Policia njofton arrestimin e 24-vjeçarit Aurel Filaj, pasi në lagjen Nr. 13 (Plazh), është kapur në flagrancë duke vjedhur biçikletën e shtetasit F.H. 52 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja e mbetur në tentativë".