Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, nën akuzën e prodhimit të monedhave të falsifikuara, si dhe shpërndarjen e tyre.

Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar finalizoi me sukses operacionin e koduar “Parkingu” duke vënë në pranga:

  • Agim Hoxha, 57 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
  • Gentian Hyseni, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
  • Arben Gaçaj, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kryenin aktivitetin kriminal të prodhimit të monedhave të falsifikuara, si dhe shpërndarjen e tyre.  Si prove materiale, këtyre personave u janë kapur 2 100 Euro të falsifikuara, të prerjes 50-she, një makineri fotokopjuese e cilësisë së lartë e markës HP, që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave false, si dhe katër telefona celulare.