John Terry mesa duket do të largohet nga Chelsea në përfundim të sezonit, teksa klubi londinez nuk ka ndër mend t’i rinovojë kontratën, e cila i skadon në fund të sezonit, kapitenit të tyre legjendar. Siç raportohet ditën e sotme, qendërmbrojtësi mund t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur duke veshur kostumin e drejtuesit.
The Daily Mirror pretendon se Terry-t i është ofruar një punë e re si trajner i ekipit danez të Brondby-t.Lojtari 35-vjeçar ka një marrëdhënie të mirë me pronarin e Brondby Jan Bech Andersen, i cili më parë ka deklaruar se do të ishte e mrekullueshme nëse Terry do t’i bashkohej Alka Superliga-s daneze. Ish-mbrojtësi i përfaqësueses angleze gjithashtu ka edhe shumë oferta nga klube që e kërkojnë si lojtar. Ish-kolegu i tij te Chelsea Gianfranco Zola është shumë i interesuar për ta transferuar te ekipi i tij nga Katari Al-Arabi.