Një i ri nga një fshat i Sarandës është arrestuar pasi ka tentuar të përplasë me makinë 2 persona, duke tentuar t’i marrë jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Nivicë të Sarandës, ku Kostandinos Munguli 24 vjeç, pas një konflikti fizik për motive pronësie, në vendin e quajtur “Kerkez” të këtij fshati, ka tentuar të vrasë (me dashje) me automjetin e tij tip “Mitsubishi” me targë SR2301B, shtetasit Gj.P. 72 vjeç dhe L.P. 35 vjeç.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se të dëmtuarit kanë marrë disa fraktura në të dyja këmbët. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.