Dy persona kanë vendosur t’i japin fund jetës në Durrës duke u vetëhelmuar.
Policia njofton sot të dyja ngjarjet janë shënuar gjatë ditës së djeshme, një në Hamallaj e një Manëz, ku viktimat janë 31 dhe 42 vjeç.
Në Hamallaj, është gjetur i vdekur në banesë shtetasi V.P. 31 vjeç. Nga veprimet e para hetimore rezulton se është vetëhelmuar duke pirë një sasi helmi, pasi vuante nga sëmundje mendore.
Rasti i dytë ka ndodhur në Manëz, ku është vetëhelmuar në banesën e tij shtetasi A.S. 42 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.