PSG është shpallet zyrtarisht kampion i Francës, 8 javë para përfundimit të Ligue 1. Skuadra e Laurent Blanc shkatërroi sot 9-0 në transfertë skuadrën modeste të Troyes.  Zlatan Ibrahimovic me "poker" dhe Edision Cavani me një dopietë ishin dy protagonistët e ndeshjes për parizienët.

Uruguaiani hapi serinë e golave në minutën e 13-të, ndërkohë që brenda 6 minutash u shënuan edhe dy gola të tjerë me pastore dhe Rabiot. Në fraksionin e dytë ishte radha e Zlatan Ibrahimovic që realizoi 3 gola brenda 9 minutash. Saunier realizoi në portën e tij, ndërkohë që Cavani dhe Ibrahimovic mbyllën fitoren e thellë me një gol në minutën e 75-të dhe në të fundit. PSG-ja ka 77 pikë, 25 më shumë se Monaco i vendit të dytë.