Jim Backlund, shtetasi suedez që u vetëvra duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte tek zona e ‘Komunës së Parisit’, dyshohet se gjatë momentit të aktit të vetëflijimit të ketë qenë nën efektin e drogës.
Këto dyshime lindin pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti disa gramë kokainë mbi tavolinë dhe mobilie të tjera, çka shton dyshimet dhe pistat e hetimit se mund të ketë qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ka kryer vetëvrasjen.
Ai ishte prej vitesh menaxheri i kazinosë “Regency” te kompleksi Tajvani në Tiranë dhe ishte i martuar me një shqiptare, me të cilën kishte dhe një fëmijë.
Për këtë ngjarje, edhe ambasada e Suedisë në Tiranë ka shfaqur interes për shtetasin e saj dhe ka kërkuar shpjegime të hollësishme.