Një polic i Spitalit të Burgjeve është shkarkuar nga detyra, pasi ka qëlluar me armën e shërbimit teksa ishte në gjendje të dehur.

Efektivi Kujtim Ismaili ka shkrepur armën pranë një lokali në Baldushk në periferi të Tiranës, ku ishte duke konsumuar alkool.

Ai u shkarkua me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka kërkuar hetimin e tij dhe gjykimin në rrethana rënduese.