Një shtetas suedez është gjetur pajetë i shtrirë përdhe në Tiranë. Viktima i identifikuar si J. Backlund, 40 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm në rrugën “Haxhi Kika”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku ky shtetas banonte dhe si rezultat ka gjetur vdekjen.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.