Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim për shkak se ka kanosur kryetarin e bashkisë së Maliqit.

Policia e Korçës tha se ka nisur procedimi penal ndaj Ani Kristos, i dënuar më parë për vjedhje.

“Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas dje, për motive të dobëta, ka kërcënuar me mesazhe, kryetarin e Bashkisë Maliq, shtetasin Gëzim Topçiu, 49 vjeç, banues në Maliq, në adresën e këtij të fundit, në rrjetin social Facebook”, njofton policia.