Policia kufitare në bashkëpunim me specialistët për Narkotikët në Durrës, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke arrestuar një 36-vjeçar nga Tirana, i cili u kap me kokainë në makinë.

Në pranga ra Gentjan Lulja, 36 vjeç, i cili mbrëmjen e shkuar më 10 mars, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën që drejtohej nga ai vetë dhe gjithashtu në pronësi të tij, mjeti tip “Skoda” me targa AA 529 NJ, u gjetën 1.2 kg kokainë të fshehur poshtë levës së marshit.

Lulja akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.