Mësuesi i dehur shkon në shkollë dhe rreh një nxënëse të mitur, e cila më pas ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, me shenja të theksuara dhune në kokë. 

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ditën e mësuesve, më 7 mars, në shkollën 9-vjeçare “Orzhanovë” në Ostren të Bulqizës, ku policia ka arrestuar menjëherë mësuesin Agim Muça, 63 vjeç.

Drejtoria Arsimore Bulqizë mori vendimin për shkarkimin nga detyra të 63-vjeçarit.

Mësohet se mësuesi i dehur ka dhunuar edhe disa nxënës të tjerë të mitur.