Policia greke ka shkatërruar një bandë që merrej me shpërndarjen e drogës në universitetin e Selanikut, duke vënë në pranga 11 persona.

Mediet greke bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshës nga 20 deri në 41 vjeç, ndërsa në krye të bandës ishte një shqiptar 29-vjeçar. Nga 11 personat e arrestuar, vetëm një prej tyre është grek.

Banda funksiononte në këtë mënyrë: shqiptari ishte organizatori, i cili veprimtarinë e vet e kishte shtrirë kryesisht muajt e fundit në universitetin “Aristoteli” në Selanik, 4 anëtarë që merreshin me furnizimin, 5 të tjerë vëzhgonin situatën, ndërsa një tjetër ruante të ardhurat nga shitja e drogës.

Policia greke sekuestroi 13 pako lëndë narkotike kanabis sativa, e gatshme për blerësit.