Protesta e banorëve të banesave te Stacioni i Trenit në Tiranë, të cilat pritet të shemben në afërsi në kuadër të ndërtimit të Bulevardit të ri, ka degjeneruar deri në përplasje me policinë.
Të pakënaqur nga çmimi i kompensimeve, banorët kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë duke tentuar të bllokojnë rrugën kryesore, por nuk janë lejuar nga punonjësi e policisë, të cilët i kanë rrethuar ata.
Situata është tensionuar në momentin kur një nga fadromat e IKMT-së është bërë gati për të filluar punën për shembjen e një marketi buzë rrugës. Banorët e irrituar kanë hedhur në drejtim të efektivëve kapsolla, mollë dhe sende të tjera.
Tri gra, të cilat ishin vënë në rresht të parë për të mbrojtur banesat, kanë humbur ndjenjat dhe janë dërguar në spital me autoambulancë.