Çuditë nuk kanë të sosur në kampionatin italian të futbollit. Giuseppe Iachini ka pasur një konfrontim me presidentin Maurizio Zamparini dhe zyrtarisht është larguar nga klubi.

Shkaktar kanë qenë rezultatet negative, me klubin sicilian që tani duhet të luftojë për mbijetesë. Për herë të parë këtë sezon, Iachini ishte shkarkuar më 10 nëntor pas 7 ndeshjesh pa fituar, për t’u kthyer përsëri më 15 shkurt.