Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, policia e Durrësit ka bërë të mundur gjatë ditës së sotme ndalimin e dy shtetasve, Romeo Çukës 25 vjeç, banues në Durrës dhe Osman Demirxhiut 53 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
53-vjeçari Osman Demirxhiu, ish-Inspektor Tatimesh, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 05.11.2013, me 4 vjet burgim për veprën penale “Falsifikimi i vulave i stampave ose i formularëve”.
Ndërsa Romeo Çuka, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 04.03.2011, me 2 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave të kryer në bashkëpunim”.