Shkëndija e Durrësit – Flamurtari 0-0

Shkëndija e Durrësit: Batusha, Hajdari, Sulaj, Xhakolli, Pergjoni, Frroku, Uka, Kutrolli, Cerriku, Pepkolaj, Shytermej. U aktivizua: Jaupaj

Flamurtari:Sali, Mara, Cakerri, Mataj, Shkurti, Tushi, Dalanaj, Dule, Sadushi, Sino, Brahimaj. Uaktivizuan: Myslymi, Xhindi, Velaj

Një ndeshje tepër e ekuilibruar ka qenë ajo midis Shkëndisë dhe Flamurtarit. Pjesa e parë ka pasur një lojë me ritëm mesatar e pa shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat që janë kujdesur më shumë për të mos pësuar gol.

Ndërkohë pjesa e dytë ka pasur më shumë raste shënimi e si rrjedhojë edhe më shumë emocione, megjithatë si durrsakët ashtu edhe vlonjatët janë të ngjeshur në mbrojtje dhe kanë pritur të përfitojnë nga gabimet e njëri tjetrit. Gjithsesi pavarësisht rasteve për shënim rezultati nuk ka ndryshuar deri në fund e kështu Shkëndija e Durrësit dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë në këtë ndeshje.