Reshjet e shumta të shiut që shoqëruan vendin tonë gjatë 24 orëve kanë shkaktuar përmbytjet e para.
Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur rreth 120 hektarë tokë bujqësore në Fushë-Krujë.
Mësohet se përmbytje ka pasur edhe në fshatrat Mallkuç, Mazhe dhe Murqin.
Prezenca e madhe e ujit ka krijuar vështirësi edhe në rrugën që lidh këto tre fshatra, duke bërë të pamundur kalimin e banorëve të zonës.