Policia italiane ka goditur një bandë të trafikut të drogës dhe vjedhjeve, duke çuar në arrestimin e katër shqiptarëve.

Alket Lama 30 ­vjec, Hektor Lama 23 vjeç, Erildo Albrahimi 25 vjeç dhe Ergys Lama 28 vjeç, janë shqiptarët që kanë përfunduar në pranga.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, Alketi dhe Hektori u kapën me një sasi kanabis sativa. Ndërsa dy shqiptarët e tjerë, Erildo dhe Ergysi u kapën me një makinë “Volksvagen Polo”, e cila pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur në Padova.