30 vjet burg është dënimi që Gjykata e Riminit ka caktuar për shqiptarin 30-vjeçar Paulin Nikaj.
Shqiptari është arrestuar dhe është shpall fajtor për vrasjen e bashkëkombësit të tij Nimet Zyberi, ngjarje kjo e ndodhur në një qendër tregtare në Misano më 17 mars 2014.
Mediet italiane shkruajnë se në atë kohë, Nimet Zyberi u qëllua shtatë herë me pistoletë nga Nikaj, teksa ishte duke dalë nga një supermarket në Rimini. Viktima ishte nën shoqërinë e gruas, pasi kishin bërë pazar dhe u vra në sy të saj.
(Viktima Nimet Zyberi)