Është vënë në pranga parditen e sotme një 56-vjeçar pasi ka tentuar të vrasë një 28-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, në pranga ka rënë Pëllumb Dervishi.
Sipas njoftimit të policisë, Dervishi ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin e tij Benz me targa DR 9015 D, 28-vjeçarin me iniciale E.Y., i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Mjekët njoftojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i çastit mes të riut e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”.