Eshtrat të cilat u gjetën një ditë më parë në zonën e lumit të Terhanit në Pogradec, dyshohet se i përkasin një personi, që është pushkatuar në kohën e komunizmit.

Kjo është pista e parë e policisë, pasi sipas të dhënave, vendi ku u gjet skeleti, ka shërbyer gjatë viteve të komunizmit si poligon ku kryheshin ekzekutimet e regjimit diktatorial.

Ende nuk dihet se cilës gjini i përket skeleti, por ajo do të përcaktohet nga ekspertiza. Gjithashtu pritet që pas kryerjes së ekspertizës të përcaktohen edhe rrethanat në të cilat ka humbur jetën personi.