Ditën e sotme janë gjetur eshtrat e një njeriu pranë një ure në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Policia lokale njoftoi se skeleti u gjet rastësisht, teksa punëtorët e mirëmbajtjes po punonin në rrugë.

Nga verifikimet paraprake, policia thotë se eshtrat dyshohet të jenë shumë të vjetra, pra personi ka ndërruar jetë shumë kohë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat.