Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1, pas një protestë pa leje që AK zhvilloi këtë të premte para Bashkisë së Tiranës. Bashkë me të, u shoqërua edhe nënkryetari i Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri, të cilët patën përleshje me policinë gjatë tentativës për t’u futur në bashki e për të zënë derën me dërrasa.
Protesta degjeneroi në përplasje mes aktivistëve dhe forcave të policisë pasi protestuesit kërkuan të hynin me forcë në ambientet e brendshme të bashkisë, por u penguan nga policia bashkiake.
Aktivistët ndër të tjera kërkuan të mbyllin derën e bashkisë me dërrasa.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia thotë se shoqërimi i tyre është bërë “lidhur me protestën e paligjshme si dhe veprimet e kundërligjshme të kryera nga ana e tyre gjatë protestës”.