Policia e Durrësit ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke vënë në pranga një vlonjat, i cili tentoi të kalonte 21 kg drogë të llojit kanabis sativa nëpërmjet portit të Durrësit.
Në pranga ka rënë Saimir Dervishi, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili e kishte futur sasinë e kanabisit në një vend të fshehtë të makinës së tij tip “Citroen” me targa “AA 384 MZ”.
Policia ka shpërndarë edhe pamjet gjatë momenteve kur u zbulua droga në makinën e Dervishit, e cila ishte e ndarë në disa pako.
S.L.





