Ashtu si ne, jemi të sigurt që edhe ju nuk dëshironi të plakeni ose të paktën jo para kohe. Kush nuk dëshiron të duket e re dhe e freskët edhe kur arrin një moshë të caktuar?

Për të qëndruar gjithmonë e freskët dhe të shmangni rrudhat sa më shumë të jetë e mundur, duhet të tregoni një kujdes të veçantë për lëkurën tuaj.

Kush më mirë se gratë japoneze mund të jenë një shembull për t’u ndjekur? Fytyra e tyre duket gjithmonë e tendosur dhe të japin përshtypjen se nuk plaken kurrë. Prandaj po ju tregojmë 6 sekrete japoneze që do t’ju ndihmojnë të mbani larg rrudhat dhe të dukeni gjithmonë e freskët.

1.Pini çaj jeshil. Ky lloj çaji e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe redukton rrudhat.

2.Masazhojeni fytyrën rregullisht. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut dhe si pasojë muskujt nuk do të jenë të tensionuar duke sjellë reduktimin e rrudhave.

3.Përdorni pastrues delikatë. Qëndroni sa më besnike e produkteve natyrale dhe larg kimikateve që dëmtojnë dhe plakin lëkurën tuaj.

4.Shmangni tonikun. Ai e than fytyrën më shumë nga ç’duhet. Mund t’ju ndihmojë nëse vuani nga aknet, por në raste të tjera nuk është i nevojshëm. Fytyra e thatë duket e vjetër.

5.Mos harroni kolagjenin. Ai është shumë i rëndësishëm për ta mbajtur lëkurën të tendosur dhe lëkura ka nevojë për më shumë kolagjen nga sa prodhon.

6.Lëreni lëkurën të marrë frymë, të paktën një herë në javë. 24 orë në javë mos përdorni asnjë produkt në lëkurën tuaj, përveçse një larësi/pastruesi delikat me përbërës natyralë.