Efektivat e Komisariatit të Policisë së Shtetit, në Shijak, kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës, që u mbyt në përroin e Tarinit, në Shkafane. Trupi është gjetur pak metra larg vendit ku ajo kishte rënë në përrua. Ngjarja e rënda ka ndodhur dje, kur, vajza me inicialet S. Sh., e moshës 5 vjeçe, kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në përrua, teksa lunate me bashkëmoshatarët e saj. Për shkak të reshjeve, përroi i Tarinit ka qenë disi më I fryrë se zakonisht dhe vajza nuk ka mundur të shpëtojë. Pasi është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Shtetit në Shijak, kanë nisur kërkimet, që çuan në zbulimin e trupit.
Shijak, gjendet trupi i 5-vjeçares nga Shkafania, u mbyt në përroin e Tarinit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zgjimet e shkurtra gjatë natës mund të lidhen me rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit
Përkeqësohet situata me zjarret në Ungrej të Lezhës, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë varrezat dhe kishën e fshatit Rras
2 vite burgim me kusht dhe…/ Gjykata merr vendimin për Gjestin
“Hakmarrja nuk ka datë skadence”/ Babai i Eduard Kuçit reagon pas sherrit me Jozin: Unë do të …





