Gazeta “Shqip” nuk do të dalë më në treg pas pak kohësh. Thuhet se drejtuesit e saj kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, ndërkohë gazeta do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.
Ky vendim vjen pas rënies së lexuesve dhe rrjedhimisht uljes së tirazhit të gazetës, ndërsa kostot ishin të larta.
Kjo gazetë është pjesë e grupit mediatik Top Media, në pronësi të Vjollca Hoxhës.
Numri i parë i “Shqip” ka dalë në vitin 2006.





