Nga Artan Fuga
- Paguajmë taksa për rroga të nëpunësve të shtetit që në fakt nuk e bëjnë punën sepse puna e tyre jepet me koncesion te privati.
- Paguajmë taksa që shteti të bëjë transaksionet dhe procedurat për koncesione privatit.
- Paguajmë edhe punonjësit e privatit që do të bëjnë punën që duhet të bënin punonjësit e shtetit që vazhdojnë ta marrin rrogën duke u ushqyer si shushunjëza nga taksat tona.
- Paguajmë edhe financimin që shteti i jep privatit për të ndërtuar sipërmarrjen e vet. Si edhe pronën tonë publike që përdor.
- Paguajmë shërbimet që privati duhet të bëjë duke u bërë zot në mallin tonë. Me çmime të kripura sepse privati do edhe fitim maksimal, por do edhe të nxjerri paratë për të paguar të tjerë.
- Paguajmë te privatë të tjerë shërbime që kët privatët me koncesion nuk i bëjnë sepse kanë cilësi mizerje.
- Paguajmë me taksat dhe pagesat tona edhe korrupsionin që privati i jep punonjësit publik për të pasur privilegje.
Kësaj i themi partneritet shtet – privat! Këto janë reformat e vitit 1936, 1976, 1996, 2016. Ne kemi hyrë në periudhën e piramidave financiare korruptive. Ne jemi në vitin 1996. Nuk ka nevojë të gjejmë korrupsionin antiligjor, e kemi me vendime dhe norma. Cdo gjë me ligj, asgjë të lig, thoshte Jakov Xoxa, më i madhi ndër shkrimtarët shqiptarë të pasluftës së dytë botërore… deri sot.
Marrë nga profili në Facebook i Artan Fugës





