Rikthehet me gjashtë seri të reja një prodhimet më të famshme televizive. “X-Files” nis sonte premierën e tij botërore në kanalin televiziv Fox, i cili financoi edhe prodhimin e tij. Dhe… gjithçka është ashtu siç u la në vitin 2002: David Duchovny dhe Gillian Anderson janë në rolet kryesore të dy agjentëve të Byrosë Federale të Hetimeve, ndërkohë që Mitch Pileggi vjen në rolin e tij të përhershëm të zëvëndësdrejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve.
Gjithçka mban firmën e skenaristit dhe regjisorit Chris Carter.
“X-Files” nisi në vitin 1993 dhe në vitin 2002 pushoi së prodhuari. Për nëntë sezone dhe 202 seri në total, si edhe dy filma me metrazh të gjatë: “X-Files: Fight the Future” në vitin 1998 dhe “X-Files: I Want to Believe”, “X-Files” ishte prodhimi televiziv më shikuar, që i dha emrin një epoke të vërtetë.
“X-Files” përgjatë viteve u propozua 62 herë për çmimin Emmy, ndërkohë që e fitoi atë 16 herë. Njëkohësisht, është propozuar edhe 12 herë për çmimin Golden Globe, duke e fituar atë pesë herë. Më 16 korrik 2008, “X-Files” bëhen edhe zyrtarisht pjesë e historisë dhe kulturës së Shteteve të Bashkuara, duke u përfshirë në Muzeun Kombëtar të Historisë Amerikane.
Seriali i ri i “X-Files” mbyllet në fund të shkurtit dhe, krejt ndryshe nga e kaluara, ai do të transmetohet njëkohësisht në të gjithë botën, përmes kanalit televiziv Fox. Ndërkohë, pas tyre, ende nuk është bërë e njohur nëse do të ketë seri të reja të përpjekjeve të agjentëve Fox Mulder dhe Dana Scully për të zgjidhur çeshtjet e vështira, në kërkim të së vërtetës.





