Klubi francez i PSG-së ka nisur një betejë ligjore me një këngëtare britanike, M.I.A.

Reperja me origjinë nga Tamili në Azi, ka veshur një fanellë të PSG-së në këngën e saj të fundit “Borders”, duke ndryshuar vetëm emrin e sponsorit, nga ‘Fly Emirates’, në ‘Fly Pirates’. Në këngë, M.I.A. denoncon gjendjen e refugjatëve dhe prek temat më të nxehta të botës në këtë moment, ndaj PSG ka kërkuar urgjentisht që videoja të zhduket nga qarkullimi, pasi nuk dëshiron që emri i vet dhe i sponsorit të përzihen me probleme të tilla.

Deri tani këngëtarja dhe shtëpia e saj diskografike nuk kanë marrë asnjë masë, ndaj pritet një padi nga PSG-ja.